Tre të vdekur nga aksidenti që përfshiu 40 vetura

  • 08 December 2016 - 20:05
Tre të vdekur nga aksidenti që përfshiu 40 vetura

Rreth 40 vetura janë përfshirë në një aksident zingjiror në Michigan. Nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona.

Sipas raportimeve, ekipet emergjente janë ende duke punuar për t`iu ndihmuar njerëzve që kanë mbetur të bllokuar nga aksidenti në Fowlervill të Michigan.

Ende nuk është raportuar për një numër të saktë të të lënduarve.

(Kosova Sot)