Mustafa-opozitës: Turpërohuni - Ukraina dhe Gjeorgjia i fituan vizat

  • 08 December 2016 - 20:49
Mustafa-opozitës: Turpërohuni - Ukraina dhe Gjeorgjia i fituan vizat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mundësuar lëvizje pa viza brenda zonës Shengen për qytetarët e Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Në një status në Facebook, kryeministri ka akuzuar rëndë opozitën, duke u thënë se ata duhet të turpërohen pasi i kanë lënë qytetarët e Kosovës të izoluar.

Ja postimi i plotë:

Sot është dita kur duhet të turpërohen të gjithë ata që duke shpikur dhe duke u bërë avokat të një kauze të rrejshme penguan liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia fituan për qytetarët e tyre.

(Kosova Sot)