Fushë Krujë-Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren

  • 08 December 2016 - 22:20
Fushë Krujë-Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë, në Tapizë.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar me pasojë vdekje, një këmbësore, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se viktima është rreth 1.65 cm e gjatë dhe me flokë të gjata, ngjyrë kafe. Ka të veshur një xhaketë kadife ngjyrë kafe, streçe të zeza, fustan të zi me pika të bardha dhe këpucë gome. Sipas policisë, nga tiparet fizike dyshohet se është rreth 55 vjeçe.

Pas aksidentit, policia ka shkuar menjëherë më vendngjarje, dhe po punohet për identifikimin e viktimës dhe të autorit me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot)