Nesër Durrësi pa energji elektrike

  • 08 December 2016 - 22:46
Nesër Durrësi pa energji elektrike

Qyteti i Durrësit do të ketë nesër ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Është vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elekrike që ka bërë të ditur lajmin, se për shkak të disa punimeve që po kryehen në rrjet, disa zona do të vuajnë nesër mungesën e energjisë elektrike.

Kështu siç nënvizon OSHEE ndërprerje të energjisë do të ketë nga ora 6:00 deri në 8:00 në lagjet numër 1 dhe 11 të qytetit bregdetar.

(Kosova Sot)