Trump po e mbush kabinetin me gjeneralë, si asnjë president tjetër

  • 08 December 2016 - 23:37
Trump po e mbush kabinetin me gjeneralë, si asnjë president tjetër

​Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjedhur gjeneralin e pensionuar të marinës, John F. Kelly, për sekretar të Sigurisë së Brendshme.

Zgjedhja e gjeneral Kellyt nga Trump - që është ushtaraku i tretë i përzgjedhur për administratën e tij - ka shkaktuar shqetësime në Kongresin amerikan dhe në mesin e ekspertëve të sigurisë shtetërore.

“Jam i shqetësuar”, ka thënë Senatori Chris Murphy, anëtar i Komitetit për marrëdhënie të Jashtme.

“Secili nga këta individë ka merita në profesionin e tyre, por çfarë ne kemi mësuar 15 viteve të fundit është se kur i kemi parë problemet në botë me pikëpamje ushtarake, kemi bërë gabime të mëdha”, ka shtuar ai.

Nëse konfirmohen, gjenerali Kelly dhe kandidati për Sekretar të Mbrojtjes, gjenerali James Mattis, i bashkohen gjeneralit të pensionuar të ushtrisë, Michael T. Flyinn, i cili është zgjedhur për këshilltar të Sigurisë Kombëtare.

Një tjetër gjeneral i pensionuar i ushtrisë amerikane, David H. Petraeus, po konsiderohet të zgjedhet Sekretar i Shtetit, ndërsa admirali i marinës amerikane, Michael S. Roger, është kandidat për pozitën e shefit të shërbimit të inteligjencës amerikane.

(Kosova Sot)