Mesila dhe Blushi, “të përjashtuarit” e partive

  • 02 July 2015 - 09:33
Mesila dhe Blushi, “të përjashtuarit” e partive

PD dhe PS zhvilluan dje mbledhjet e para të grupeve parlamentare pas zgjedhjeve vendore.Në kampin e djathtë ra në sy mungesa e Mesila Dodës në mbledhjen e grupit.
Deputetja tha për Panoramën se nuk ishte ftuar. Para disa ditësh, Doda postoi në FB një status kritik për situatën në PD pas zgjedhjeve. “Të paktën sot biem dakort të gjithë që ti kishe të drejtë. Të paktën sot mund të rikujtojmë se ti ja kishe thënë. Politika nuk është as matematikë, as ekonomi e as llogari meskine numrash… është filozofi dhe inspirim,” shkruante Doda.
Ndërkohë në kampin e majtë mungonte Ben Blushi. Deputeti socialist ka qenë shumë kritik përpara zgjedhjeve me kryeministrin Edi Rama, por nuk është prononcuar akoma për rezultatin e zgjedhjeve.