Një qytetar rrah policin dhe e bën për spital

  • 02 July 2015 - 09:54
Një qytetar rrah policin dhe e bën për spital

Një qytetar nga Prishtina i cili ishte ndaluar në një pikë kontrolli në momentin kur polici i kishte dhënë shenjë për tu ndalur, ka sulmuar/goditur Zyrtarin Policor me ç'rast i ka shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ka ikur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari pas një pune operative është identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është dërguar në mbajtje, njofton policia.

(Kosova Sot)