Dhunohej nga vjehrri 95-vjeçar

  • 02 July 2015 - 13:58
Dhunohej nga vjehrri 95-vjeçar

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtjes një 48-vjeçare me inicialet E.M., ndaj së cilës vjehrri 95-vjeçar ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

Blutë e kryeqytetit në një njoftim bëjnë me dije se “më datë 01.07.2015 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.M., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse siç përcjell Shekulli, vjehrri i saj, shtetasi M.M., 95 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet procedurale iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.