Paguajnë pensione edhe për të vdekurit

  • 02 July 2015 - 16:50
Paguajnë pensione edhe për të vdekurit

Dallaveret në Ministrinë e Punës

Mashtrime edhe me statusin e invalidit

MPMS-ja u ka paguar pensionet bazike dhe ato me kontribut familjeve edhe pas vdekjes së të afërmve të tyre

Ministra e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ua ka paguar pensionet qytetarëve edhe pse ata kanë vdekur. Në raportin e fundit të Auditorit të Përgjithshëm, kushtuar kësaj ministrie, përveç të tjerash del se MPMS-ja është zhytur në parregullsi edhe sa i përket skemave të pensioneve bazike dhe kontributeve. Nga 100 mostrat e testuara, në 37 raste janë identifikuar se Ministria kishte paguar pensionet bazike dhe kontributeve të afërmve (familjarëve) edhe pas vdekjes së pensionistëve. Vlera e këtyre mbi pagesave ishte 7,569 euro. “Në një rast, një pensionist kishte marrë pension në pagesë retroaktive 60 euro më tepër dhe në një rast, pensionisti edhe pse nuk i kishte përmbushur kriteret për pensionin kontributiv ka pranuar retroaktivisht pagesën prej 816 euro”, thuhet në raport, duke u bërë e ditur se këto pagesa janë në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe rregulloret ekzistuese... (Më gjërësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)