BBC: Bosnja, djepi i xhihadizmit modern? (Foto)

  • 02 July 2015 - 17:54
BBC: Bosnja, djepi i xhihadizmit modern? (Foto)

Prapa në vitet e 90-ta kishte ndodhur diçka në qendër të Bosnjës dhe Hercegovinës që frymëzoi njerëzit sot e kësaj dite, dhe kjo ndihmon në shpjegimin se si ky vend tani ka më shumë burra që luftojnë në Siri dhe Irak (mbi 300).
Formimi i “Batalionit të Muxhahedinëve” në vitin 1992, i përbërë kryesisht nga vullnetarë arabë në pjesën qendrore të Bosnjës, ishte një pikë referimi. Sot dinamika e xhihaditit ka ndryshuar, pasi që tani boshnjakët janë ata të cilët po udhëtojnë në tokat arabe, shkruan BBC.

“Ekziston një luftë midis Perëndimit dhe Islamit”, thotë Aimen Dean, i cili si i ri kishte ardhur vullnetarit nga Arabia Saudite për të luftuar në Bosnjën Qendrore në vitin 1994.

Urtësia konvencionale thotë se ishte lufta kundër pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik në vitet e 80-ta, që krijoi idenë moderne të xhihadit ose ndryshe e njohur si “lufta e shenjtë”. Qëllimi i Aimen Dean është se Perëndimi dhe Salafistët (ose pasuesit e një forme të rreptë të Islamit janë rikthyer për të respektuar vitet e mesjetës) ishin në anën e njëjtë në Afganistan, por u bënë armiq në Bosnjë, transmeton lajmi.net.

Në fillim të vitin 1992, ishin vetëm disa militantë që shkuan për të mbrojtur bashkë-fetarët e tyre në Bosnje, pasi që paramilitarët serb i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore dhe perëndimore të vendit.

Por kjo ngjarje ndodhi në fillim të vitit 1993, kur u shndërrua një luftë në mes të tri palëve, katolikëve kroatë si dhe ndaj serbëve, kur batalioni i muxhahedinëve u rrit për qindra njerëz tjerë dhe filloi të ndjekë në mënyrë më aktive jobesimtarët.

Pasi milicia kroate masakroi afro 120 boshnjakë në Ahmici në prill të vitit 1993, muxhahedinët ishin përfshirë në disa sulme që ata i quanin si masë ndëshkuese. Dy muaj më vonë, në manastirin Guca Gora, ata arritën të dëbojnë afro 200 kroatë të cilët i kishin evakuuar trupat britanike të Kombeve të Bashkuara. Pastaj u futën brenda manastirit përdhosën artin e saj fetarë, dhe filmuan veten duke i bërë këto gjëra.

Trupat britanike luftuan kundër batalionit të muxhahedinëve në Guca Gora por edhe në pjesët tjera të Bosnjës gjatë verës së vitit 1993, që cilësohet si fillimi i luftës kundër xhihadit. Vaughan Kent-Payne, atëherë komandant i batalionit më të madh të trupave britanike i përfshirë në ato beteja, thotë se luftëtarët e huaj ishin “shumë më agresivë”, sesa trupat lokale boshnjake, që shpesh hapnin zjarr mbi automjetet e lyera me të bardhë të trupave të OKB-së.

Në afërsi të qytetit Travnik, që ishte pothuajse në mënyrë të barabartë i banuar nga boshnjakët, kroatët dhe serbët para luftës, luftëtarët e huaj ndihmuan në dëbimin e mijëra njerëzve, duke u munduar të imponojnë ligjin e Sheriatit për ata që kishin mbetur. Ata gjithashtu ishin përfshirë në rrëmbimin e të krishterëve vendas, duke ia prerë kokën njërit prej tyre i cili quhej Dragan Popoviq. Ndërsa robërit tjerë i detyronin që ta puthnin kokën e tij të prerë.

‘Ata i kanë shkaktuar dëme Bosnjës’

Madje rasti i Popoviq kishte shkuar në gjykatë në mënyrë që faktet të themelohen mirë. Por batalioni i muxhahedinëve, gjithashtu dyshohej se ishte përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e punëtorëve vullnetar si dhe ekzekutimin e 20 të burgosurve kroatë.

Të huajt që luftonin në Bosnje asnjëherë nuk kishin arritur të kalojnë shifrën e mbi një për qind të forcës luftarake që kishte në dispozicion qeveria e Sarajevës, pavarësisht pretendimeve të shpeshta të medieve kroate dhe serbe se fanatikët islamik janë parë kudo.

Që nga fillimi muxhahedinët gjithashtu kishin filluar të rekrutojnë boshnjakë, dhe në vitin 1995 në muajt e fundit të luftës, u lejua inkorporomi i disa qindra burrave lokal të veprojnë nën brigadën e muxhahedinëve, duke shkuar numri i tyre në 1500 pjesëtarë.

Në verën e vitit 1993, qeveria e Sarajevës filloi të zgjohej nga efektet toksike të këtyre xhihadistëve, në imazhin e tyre si një republikë multietnike-laike. Dhe gjatë një përpjekjeje për ti kontrolluar ata, batalioni u vu nën komandën e Korpusit të 3-të të ushtrisë boshnjake me seli në qytetin qendror të Zenicës.

Komandanti i saj në atë kohë, gjenerali i brigadës Enver Haxhihasanoviq, përfundoi duke u përballur me një gjyq për krime të luftës në Hagë për akuza të përgjegjësisë së përgjithshme për disa nga sjelljet e muxhahedinëve, duke përfshirë rrëmbimet në Travnik.

Në fund, prokuroria hodhi poshtë këto akuza, ndërsa gjenerali i kaloi dy vite në burg, duke u shpallur fajtor për faktin se trupat (Boshnjake) ishin nën komandën e tij kur kishin abuzuar me të burgosurit.
Që nga fillimi, gjenerali i shihte muxhahedinët si pasuri të dyshimtë ushtarake, dhe kështu shkroi një mesazh të fshehtë shefit të ushtrisë në vitin 1993 ku thuhej, “Sipas mendimit tim prapa (muxhahedinëve) fshihen disa politikanë të rangut të lartë dhe udhëheqës fetarë. Duke reflektuar në pjesëmarrjen e xhihadistëve në luftë ata nuk i kanë ndihmuar Bosnjës në përgjithësi, por përkundrazi i kanë shkaktuar dëme Bosnjës”.

Megjithatë, ashtu siç gjenerali lëri për tu kuptuar në vitin 1993, ekzistonin disa liderë përfshirë këtu Alija Izetbegoviq, president i Bosnjës në atë kohë, i cili mirëpriti luftëtarët e huaj pjesërisht si një mënyrë për ti mbajtur donatorët e pasur arab me shije të ëmbël.

Kur mbaroi lufta, në bazë të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, të gjithë luftëtarët e huaj janë detyruar të largohen, dhe deri në fund të vitit 1996 janë larguar të gjithë. Aimen Dean thotë se ka pasur emocione, ulërima dhe lot në bazën e muxhahedinëve: “Dhe arsyeja kryesore ishte se të gjithë kishin shpresuar se do të vdesin si dëshmor. Kjo mundësi u ishte marrë”.

Qindra muxhahedinë shkuan nga Bosnja në Çeçeni, Pakistan dhe Afganistan. Në mesin e tyre ishin dy nga rrëmbyesit e rastit të 11 shtatorit, vrasës të pengut amerikan Daniel Pearl dhe kuadrove tjera të shumta të al-Kaedës.
Më shumë se 300 të huaj mbetën në Bosnje të varrosur në tokën e saj, një dëshmi për viktima të rënda të marra nga kjo njësi. Disa arabë që ishin takuar me gra të Bosnjës me të cilat ishin martuar frikësoheshin të shkojnë në shtëpi, por prapë se prapë kanë arritur të qëndrojnë, duke fituar kështu shtetësinë boshnjake.

Edhe sot ka sugjerime në Sarajevë, se SDA partia e presidentit Izetbegoviq nuk është duke vepruar mjaftueshëm kundër luftëtarëve të huaj. Vetëm tani ekzistojnë qindra boshnjakë që kanë zgjedhur të luftojnë në Irak dhe Siri. “Ekziston një kundërshtim nga elementet më radikale të SDA” për shkuarjen në luftë në Lindje të Mesme, thotë një diplomat në Sarajevë.

Sa i përket drejtësisë dhe sigurisë, qeveria e Sarajevës ka ndërmarrë veprime në parandalimin e rekrutimit në luftëra të huaja (në emër të ndonjë feje apo kauze), dhe ka kryer bastisje të shumta në prishjen e një rrjeti ekstremist duke arrestuar të kthyerit nga luftërat në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, kritikët e saj kanë konstatuar se për vite të tëra qeveria kishte mbyllur syrin për ata arabë muxhahedin të cilët kanë mbetur në Bosnje por që kanë vazhduar të ngritin zërin, duke i lejuar kështu disa komuniteteve Boshnjakë Salafist të lulëzojnë viteve të fundit.

Në mesin e atyre që e lidhin atë se çfarë po ndodh tani me vitet e 90-ta, është Fikret Haxhiq, që është akuzuar se ka luftuar për të ashtuquajturin Shtetin Islamik në Siri. Ai është takuar me ekipin tonë të BBC-së, por tha se kufizimet ligjore e pengojnë atë në dhënien e intervistave para kamerave, megjithatë ishte i lumtur që ka arritur të citohet në shtyp.
Abdiq i ishte bashkuar brigadës së muxhahedinëve në vitin 1994. Për shumë vite pas luftës ka punuar si shofer dhe mekanik, para se të vendoste të luftojë kundër “regjimit të Shia Assad” në Siri.

Derisa insistonte se nuk është anëtarë i grupit terrorist IS, Haxhiq na tregoi se para se të kthehej nga Siria vitin e kaluar, kishte takuar disa boshnjakë që ishin anëtarë të organizatës që ishin shfaqur në një video të IS të publikuar në qershor të këtij viti.

Boshnjakë të tjerë që kanë shërbyer me atë njësi në kohën e luftës janë edhe lideri i xhamisë së rëndësishme salafiste në Sarajevë, dhe Bilal Bosniq i cili është në paraburgim dhe në pritje të gjyqit. Bosniq akuzohet për rekrutim të luftëtarëve të rinj për Shtetin Islamik.

Pse IS po mundohet tani të fillojë një “front të ri për Kalifatin” në Ballkan, por ka edhe shumë të tjerë që shqetësohen se Bosnja është dukshëm e ndjeshme për shkak se mbetet shumë e dobët, madje edhe dy dekada pas përfundimit të luftës së saj.