Dhunohej nga e dashura, e denoncon në polici

  • 02 July 2015 - 18:03
Dhunohej nga e dashura, e denoncon në polici

Një 26-vjeçar u drejtua dje në komisariatin e policisë së Korçës për të denoncuar bashkëjetuesen e tij.

Shtetasi A.S., dëshmoi në polici se partnerja e tij 30-vjeçare ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij, transmeton shekulli.

Menjëherë pas dëshmisë Specialistët e Sektorit të Rendit në Korçë plotësuan aktpadinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj 26-vjeçarit. Materialet i kaluan gjykatës së rrethit të Korçës.