Ushtria Islame vret 18 pjesëtarë të ISIS-it (Video)

  • 02 July 2015 - 18:24
Ushtria Islame vret 18 pjesëtarë të ISIS-it (Video)

“Ushtria Islame” që konsiderohet njëra nga kundërshtaret më të mëdhenj të ISIS-it, ka publikuar një video xhirim duke vrarë 18 pjesëtarë të kësaj organizate terroriste.

Jaish al-Islam ka publikuar një xhirim të njëjtë me atë në të cilin ISIS tregon vrasjet publike, kryesisht të të huajve që kapen në Irak dhe Siri.

Në videon e cila zgjatë diçka më pak se 20 minuta shihen xhihadistët të veshur në zi se si gjunjëzohen para njerëzve me uniforma të portokallta, të njëjta që identifikohen të burgosurit e huaj në xhirimet e ISIS-it.

Xhirimet me efekte të njëjta dhe grafika kompjuterike sikurse të ISIS-it tregojnë pjesëtarët e organizatës terroriste si marshojnë në rresht, të lidhur me zinxhirë në qafë dhe duar.

Jaish-al Islam në këtë mënyrë po i hakmerret ISIS-it që javën e kaluar u ka hequr kokën tre pjesëtarëve të saj.

Para dy muajsh “Ushtria Islame” ka publikuar video xhirimin e parë, të ushtrisë së saj me të cilën i shpall luftë ISIS-it, por edhe regjimit të Bashar Al Asadit. Jaish Al Islam ka rreth 50 fraksione të ndryshme, më shumë se 25 mijë luftëtarë ndërsa organizatën e financojnë shtetet e Gjirit.