Si nëpër filma: Incizim spektakolar i arrestimit të dilerëve serbë që kishin kontrabanduar 3.5 ton kokainë (Video)

  • 02 July 2015 - 18:27
Si nëpër filma: Incizim spektakolar i arrestimit të dilerëve serbë që kishin kontrabanduar 3.5 ton kokainë (Video)
Qytetarë serbë dyshohet se janë përfshirë në kontrabandimin e më shumë se 2.4 tonëve kokainë, nga shuma e përgjithshme e konfiskuar.

Në aksionin e koduar “Winnetou”, janë kapur rreth 3.5 ton kokainë, rreth 10 milion euro para të gatshme, dhe janë arrestuar 69 persona të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike. Dhe i gjithë ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit mes policisë serbe, britanike, gjermane, spanjolle, portugeze, australiane, kroate dhe malazeze.

Në Serbi janë udhëhequr hetime paraprake qysh para një viti e gjysmë, që në fund rezultuan të suksesshme me arrestimin e disa serbëve të përfshirë në trafikim droge. Bazuar në të dhënat e mbledhura, raportohet se është konfiskuar një sasi e madhe e kokainës e cila ka lidhje me qytetarët serbë, të dyshuar për përfshirje në kontrabandën e më shumë se 2.4 ton kokainë nga shumë totale e konfiskuar, transmeton lajmi.net.

Konfiskimi më i madh është kryer në jahtet “Amsterdam” dhe “Martel”, kurse në lidhje me këtë janë iniciuar procedura penale kundër shtetasve serbë me iniciale: ND (1951), GP (1951), DV (1966), DZ (1960), SJ (1974), SV (1968), NP (1981) dhe IG (1985).
Qytetarë serbë dyshohet se janë përfshirë në kontrabandimin e më shumë se 2.4 tonëve kokainë, nga shuma e përgjithshme e konfiskuar.
Në aksionin e koduar “Winnetou”, janë kapur rreth 3.5 ton kokainë, rreth 10 milion euro para të gatshme, dhe janë arrestuar 69 persona të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike. Dhe i gjithë ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit mes policisë serbe, britanike, gjermane, spanjolle, portugeze, australiane, kroate dhe malazeze, transmeton lajmi.net.
Në Serbi janë udhëhequr hetime paraprake qysh para një viti e gjysmë, që në fund rezultuan të suksesshme me arrestimin e disa serbëve të përfshirë në trafikim droge. Bazuar në të dhënat e mbledhura, raportohet se është konfiskuar një sasi e madhe e kokainës e cila ka lidhje me qytetarët serbë, të dyshuar për përfshirje në kontrabandën e më shumë se 2.4 ton kokainë nga shumë totale e konfiskuar.