Zgjohet duke bërtitur nga dhimbjet, ajo që kishte në vesh e shokon

  • 02 July 2015 - 18:47
Zgjohet duke bërtitur nga dhimbjet, ajo që kishte në vesh e shokon

Ishte duke fjetur qetësisht, kur papritmas nisi të kishte dhimbje të padurueshme të cilat vinin nga veshi. Bërtiste i dëshpëruar.

14 vjeçari Grant Botti nga Arkansas (SHBA), nuk do e harrojë kurrë eksperiencën e hidhur të atij mëngjesi të para disa ditëve, kur dhimbjet që përjetoi do t’i mbajë mend gjatë.

Nga veshi i tij doli një krimb shumëkëmbësh i gjatë 10 centimetra. Një zgjiim shokues dhe mbi të gjitha dhimbja e fortë e shkaktuar nga insekti në kokën e adoleshentit.

I riu thotë se as që e ka idenë se nga doli shumëkëmbësi, transmeton noa.

Ai shkoi në spital për t’u kuruar, por fatmirësisht nuk kishte pësuar dëmtime të rënda.

Grant thotë se që nga ajo ditë ka mbetur i frikësuar, madje pohon se i tapos veshët kur fle.