Djaloshi i paralizuar e kalon fëmijërinë në një metër katror

  • 02 July 2015 - 21:09
Djaloshi i paralizuar e kalon fëmijërinë në një metër katror

Shumica e prindërve ëndërrojnë që fëmijët e tyre do të rriten, duke hapur krahët për ta shijuar botën. Por, një raport i bërë kohëve të fundit ka treguar se një fëmijë në Kinë e ka kaluar jetën e tij i kufizuar në një hapësirë të vogël, me gjerësi vetëm 1 metër katror, transmeton Kosova Sot.

Familja është e varfër

Xiao Shengli, 11-vjeçar, vuan nga paraliza cerebrale dhe nuk mund të ecë, të qëndrojë në këmbë, apo edhe të flasë.

Pas lindjes së tij, familja nuk mundej t’ia siguronte trajtimin mjekësor dhe ata u detyruan ta merrnin në shtëpinë e tyre në fshat, në provincën Jiangxi, në juglindje të Kinës.

Sikur që tregojnë edhe këto pamje tronditëse, për sigurinë e tij personale, prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër, pos ta kufizojnë atë në një hapësirë të vogël të rrumbullakët, me sipërfaqe një metër katror, gjatë tërë ditës. 

Derisa kjo situatë mund të duket e pashpirt, kjo është zgjidhja e vetme e kësaj familjeje të varfër dhe ata e shohin këtë si një alternativë më të mirë sesa ta lënë Shenglinë në shtrat gjatë tërë ditës, ku nuk mund të komunikojë me askënd.

I ati i Shenglisë është i papunë, meqë i duhet që të përkujdeset për Shenglinë dhe për gjyshen e tij plakë.

E ëma e tij, Huang Junying, edhe vetë ka probleme mendore, por bën tërë atë që mundet për t’u përkujdesur për të birin.

Kjo familje mbështetet te të ardhurat e pakta nga qeveria kineze dhe nga të ardhurat po ashtu të pakta nga shitja e perimeve dhe drurëve të zjarrit. Në  përgjithësi, ata fitojnë rreth 4000 juanë (400 funte) në vit.

Kur kishte lindur Shengli, familjarët kishin bërë të pamundurën për t’i gjetur ilaç, por mungesa e parave dhe mundësive lokale për shërim, i kishin detyruar ata që të dorëzoheshin para sëmundjes.

E ëma e Shengli-së është ajo që ofron pjesën më të madhe të kujdesit ndaj tij, që nga larja e deri te ushqimi i tij kafshatë pas kafshate.

A helping hand: Shengli is given some water by one of his little sisters. They help their mentally disabled mother look after him

Sëmundja nuk ka ilaç

Tri motrat e tij më të vogla, ku që të gjitha ato janë të shëndosha, ndihmojnë në përkujdesjen ndaj shtëpisë, por përkujdesen edhe ndaj vëllait.

Tetëvjeçari Xiao Qingxiu sapo ka filluar shkollën, por nuk heziton që ta ziejë orizin dhe të ndihmojë në larjen e vëllait të tij.

Paraliza cerebrale shkaktohet nga zhvillimi anormal, apo dëmtimi i pjesëve të trurit të cilat e kontrollojnë lëvizjen, balancën dhe qëndrimin në këmbë. Kjo sëmundje nuk ka ilaç, por tretmanët mbështetës, ilaçet dhe operacionet mund të ndihmojnë, ku disa fëmijë arrijnë që ta kenë një jetë sado-kudo normale kur të rriten.

Sipas një raporti të vitit 2014, të bërë nga Asociacioni amerikan i shëndetit publik, i pa se ekzistojnë rreth gjashtë milionë fëmijë me paralizë cerebrale në Kinë, ku rreth 70% prej tyre jetojnë në zonat e thella, të varfra dhe nuk kanë qasje të mjaftueshme ndaj mjekimit dhe rehabilitimit.

Ky raport po ashtu gjeti se prindërit e fëmijëve me paralizë cerebrale shpesh janë të ekspozuar ndaj stigmës sociale dhe mund të ndihen sikur e kanë turpëruar familjen e tyre për shkak se kanë një fëmijë me të meta. 

(Kosova Sot)

Confined: While Shengli cannot move from his table top, his eight-year-old sister Xiao Qingxiu has started school

A mother's love: Most of Shengli's care is provided by his mother, who feeds him by hand every mealtime before eating herself 

Little to spare: The family's rural home is barren. In Jiangxi province, where they live, over 3.2m people live below the poverty line