'Kosova pati udhëtim dramatik, por me SHBA-të përkrah'

  • 02 July 2015 - 21:52
'Kosova pati udhëtim dramatik, por me SHBA-të përkrah'

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga thotë se Kosova ka pasur një udhëtim dramatik dhe të gjatë.
Thotë se Kosova she Amerika qëndrojnë të bashkuar si aleatë, si partnerë, si miq- duke punuar për arritjen e caqeve të përbashkëta, për t’i adresuar kërcënimet e përbashkëta dhe ti forcuar lidhjet në mes të dy kombeve.
E kjo sipas saj, gjithmonë duke u munduar që t’i qëndrojnë besnik vlerave të përbashkëta dhe besimit në paqe, drejtësi dhe liri.

Kështu tha ajo në pritjen me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, transmeton lajmi.net.
Përveç tjerash, ngriti edhe dolli për ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila shpejtë e përfundon detyrën, ku it ha se do i mungojë shumë Kosovës.
Jahjaga ndër të tjera tha se janë mbledhur jo vetëm që të shënuar përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po edhe për ti shprehur mirënjohje dedikimit të saj të paepur paqes, lirisë dhe demokracisë anekënd botës.
“Në këtë ditë të posaçme, unë poashtu dëshiroj të shënoj miqësinë e përhershme dhe partneritetin e vlerësuar në mes të popullit të Kosovës dhe popullit Amerikan. Në secilin moment dhe në secilën kthesë populli i Kosovës ju kishte pranë. Kaluam së bashku shumë pengesa dhe bashkërisht iu gëzuam të arriturave tona- secilës tullë dhe secilit cak, përderisa bashkërisht gjetëm rrugë dhe shkruam këtë kaptinë të re të optimizmit dhe shpresës për ndërtimin e një vendi demokratik dhe të qëndrueshëm”, tha ajo.

Ka cituar edhe John F. Kennedy, që pati thënë : “Le ta dijë secili komb, pa marrë parasysh se a na e do të mirën apo të keqen, se ne do ta paguajmë secilin çmim, do të mbajmë secilën peshë, do të ballafaqohemi me secilën vështirësi, do ta mbështesim secilin mik, do ta kundërshtojmë secilin armik, në mënyrë që të sigurojmë mbijetesën dhe suksesin e lirisë”.

Image

 

Image