Sërish protesta nga veteranët

  • 02 July 2015 - 22:45
Sërish protesta nga veteranët

Veteranët e UÇK-së, do të protestojnë përsëri për duke kërkuar që të fillojë aplikimi i nënshkrimit për të gjithë ata veteranë të cilët nuk kanë kontest të ankesave në listat e veteranëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Xhevdet Qeriqi, që drejton Këshillin për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ai nuk ka dhënë datë apo lokacionpër këtë, por ka paralajmëruar se do t’i bëjnë publike përmes medieve:

Bashkëluftar të nderuar,në pamundësi që tu përgjigjem të gjithëve,rreth interesimit tuaj,për punën e komisionit ju njoftoj se nuk kam asnjë informatë apo shpjegim se pse ky komision po hesht.Krejt qka po mundem unë të kuptoj është se komisioni nuk po tregohet serioz në punën e tij.

Duke e parë se nuk ka lëvizje në përfundimin e këtij procesi gati tre vjeqar,prej kur ka filluar dhe duke I parë kërkesat e juaja të vazhdueshme që tu bëjm presion. Ju njoftoj se jemi duke u përgaditur për protesten e radhës për javen e ardhshme. Njoftimin e datës, vendit dhe orës ku do të mbahet protesta do ta bëjm publik përmes mediave. Unë bashkë me këshillin organizativ jemi të gatshëm të paguajm çdo çmim të mundshëm në kët drejtim. 

Duke u bazuar në protestën e 20 qershorit e di se do të kemi një sfid të re, por duhet të qëndrojm këmbngulës në parimet dhe kërkesat tona. Protesta do të jet e qetë, nga ana e ynë,por duhet ta kuptojn të gjithë se nuk do të lejojm në asnjë moment të luajn askush me identitetin tonë dhe çdo presion apo provokim, nga ana e tyre do të jet I papranueshëm për ne,kët le ta kuptojn të gjithë. Ne po kërkojm një të drejt ligjore që na takon, e fatkeqësisht kjo e drejt po na mohohet plot 16 vite nga institucionet tona.