Shteti i zhytur në krim, të korruptuarit të paprekshëm

  • 03 July 2015 - 07:31
Shteti i zhytur në krim, të korruptuarit të paprekshëm

Kosova po e humb betejën me politikën e inkriminuar

Tashmë 15 vjet,politikanët dhe oligarkët e inkriminuar shpëtuan pa u përballur me drejtësinë 

"Vetëm shembulli i rasteve për hetim, që ka dërguar qeverisja e tanishme e komunës së Prishtinës për ishqeverisjen e LDK-së në Prishtinë, dhe mosgatishmërinë e deritashme të prokurorëve që të hapen këto raste, tregon hezitimin e sistemit prokurorial që së bashku me strukturat tjera të shtetit mbesin të zaptuara nga qeverisja e kaluar. Derisa nuk do të kemi garantimin dhe forcimin e një sistemi prokurorial dhe gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur, ku elitat politike nuk do të jenë mbi ligjin dhe të paprekshëm, është vështirë të mendohet për reforma të mirëfillta dhe thelbësore", deklaroi Ariana QosajMustafa nga instituti KIPRED

Edhe në këtë qeverisje të re të koalicionit të madh PDK-LDK, shteti po vazhdon të jetë i kapur seriozisht dhe me pasoja shkatërrimtare për të ardhmen e tij, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Janë vetë njerëzit e politikës ata që deklarojnë se shteti, edhe me këtë qeveri të re, po e humb betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin,duke pasur parasysh se deri tani nuk është arrestuar dhe nuk ka dalë para drejtësisë asnjë prej zyrtarëve të lartë, me gjithë dëshmitë e shumta që kanë prokuroritë për pasurim të shpejtë të shumicës prej tyre. Adem Salihaj, deputet nga radhët e LDK-së, konsideron se derisa në Prokurori dhe gjyqësor dominojnë kryesisht njerëzit e afërt me politikën, të propozuar dhe të emëruar nga politika e zhytur në korrupsion, luftimi i kësaj të keqe është vetëm një fontanë dëshirash. "Për secilin gjyqtar në Kosovë vendos politika dhe pastaj është krejt e natyrshme dhe normale varësia e gjyqësorit nga politika. Por, kjo nuk mbaron vetëm me kaq. Ajo që është ende edhe më e keqe, gjyqtarët i ka në grusht krimi i organizuar, kështu që aspak nuk duhet të çuditemi, se përse në gjykatat e Kosovës pothuajse nuk ka fare gjykime të njerëzve të politikës dhe të krimit të organizuar", tha Salihaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)