Deputetët e Kosovës dhe Serbisë i bashkon një dokumentar

  • 03 July 2015 - 07:52
Deputetët e Kosovës dhe Serbisë i bashkon një dokumentar

Nën organizimin e Grupit të grave deputete, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës shfaqet dokumentari: “Follow us”, ku pjesëmarrës do të jenë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të misioneve diplomatike, si dhe deputetë nga Kuvendi i Republikës së Serbisë.

Hapjen e kësaj ngjarjeje do ta bëjë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndërsa, shfaqja e dokumentarit të sponsorizuar nga OSBE-ja, nis në orën 10:30.