Media angleze: Miliarderi britanik Goldfinger mund të jetë vrarë nga shqiptarët (Foto)

  • 03 July 2015 - 12:29
Media angleze: Miliarderi britanik Goldfinger mund të jetë vrarë nga shqiptarët (Foto)

Mbetet një mister vrasja e miliarderit britanik John Palmer i njohur me nofkën Goldfinger.
Trupi i tij u gjet i pajetë në Angli më 24 qershor nga familjaret e tij.

Një teori po qarkullon se ai është vrarë nga një grup mafioz shqiptar shkruan sot britanikja 'Daily Mail', edhe pse nuk i referohet asnjë fakti për këtë. Ndërkohë policia pati deklaruar se vdekja e 64 vjecarit që vite më parë konsiderohej po aq i pasur sa edhe mbreteresha e Anglisë kishte ardhur për shkaqe natyrale.

Por ajo që policia nuk kishte kuptuar, shkruan gazeta angleze, është fakti se në gjoksin e tij ishte zbuluar një plagë për të cilën autoritetet kishin menduar se ishte shkaktuar nga një operacion i kryer me parë, përcjell Blic..

Tashmë policia angleze ka nisur hetimet për të zbuluar nëse miliarderi britanik është vrarë apo vërtet ka vdekur për shkaqe natyrale.

Image

Image
Image
Image