VV sulmon Gazmend Muhaxherin për varrezat (Foto)

  • 03 July 2015 - 13:14
VV sulmon Gazmend Muhaxherin për varrezat (Foto)

Qendrës së Lëvizjes "Vetëvendosje" në Pejë sot kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e varrezave të qytetit, derisa ka akuzuar kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri, se nuk po interesohet për gjendjen e tyre.

Kumtesa e plotë e VV-së:

Jemi sot këtu para varrezave të qytetit për ta shprehur shqetësimin tonë në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet kjo zonë e qytetit. Pushteti komunal i udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri nuk po e sheh të rëndësishme pastrimin e varrezave, pasi që edhe vetë ka deklaruar se një gjë e tillë do t’i krijonte shpenzimet Komunës. Përderisa shpenzimet e luksit nuk i ndalë fare, ai kursimin e gjenë tek mirëmbajtja e varrezave.

Kjo gjendje e  rënduar e varrezave të qytetit është shqetësim për të gjithë qytetarët e Pejës, dhe ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm me iniciativa vetanake të qytetarëve, por duhet përkujdesje institucionale.

Ne aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë po fillojmë me pastrimin e këtyre varrezave, duke i bërë thirrje pushtetit lokal që sa më parë të ndërmerr masa në këtë drejtim.

Image
Image

 

(Kosova Sot)