Vdesin bashkë pas 75 vitesh martesë

  • 03 July 2015 - 13:27
Vdesin bashkë pas 75 vitesh martesë

Një foto prekëse tregon momentin kur një çift të moshuarish, të martuar prej 75 vitesh, vdesin së bashku.

Amerikanët Jeanette Toczko, 96 vjeç dhe i shoqi, 95-vjeçari Alexander Toczko, vdiqën pak orë ndaras, por duart i mbanin të shtrënguara.

Çifti e kishte kaluar gjithë jetën bashkë pasi ishin lidhur që kur ishin vetëm tetë vjeç.

Para pak javësh, Alexander theu ijet pasi u rrëzua dhe mbeti në krevat, transmeton mapo.

E shoqja i qëndronte pranë dhe shëndeti i të dyve erdhi duke u përkeqësuar.

Image
Image
Image
Image