Milaim Zeka deklaratën e Roth për Specialen e quan qesharake

  • 03 July 2015 - 13:36
Milaim Zeka deklaratën e Roth për Specialen e quan qesharake

Gazetari Milaim Zeka e ka quajtur qesharake deklaratën e drejtorit të organizatës botërore, Human Rights Watch, Kannet Roth i cili ka thënë se Gjykata Speciale duhet të krijohet, ngase nuk ka mundësi që dëshmitarët të mbrohen në Kosovë.
Mirëpo, ish kryekuvendari Jakup Krasniqi ka thënë se dëshmitarët mund të mbrohen edhe në Kosovë dhe kjo nuk është thelbësore për themelimin e Speciales.

Postimi origjinal i Milaim Zekës:

Drejtori i organizates boterore, Human Rights Watch, Kannet Roth, ka deklaruar se Gjykata Speciale duhet te krijohet, ngase, sipas tije, nuk paska mundesi qe deshmitaret te mbrohen ne Kosove.

Dua te theksoj qe ne fillim, qe une personalisht, kam qene, jam dhe do te jem deri ne fund, qe kjo Gjykate te themelohet. E para duhet te pastrohet dyshimi qe eshte ngritur mbi cdo njeri ne Kosove, dhe e dyta, duhet te deshmojme qe lidhja jone shpirterore, historike dhe xhenetike, eshte me perendimin.

Mirepo argumenti qe ka vendosur me kete rast drejtori i organizates Human Right, eshte shume qesharak, sepse po te flasim me argumente, athere i bie qe deshmitaret jane shume me te sigurt ne Kosove, se sa jashte saj. Drejtori paska harruar qe deshmitari X eshte gjetur i vrare, ose i vetvrare ne Gjermani. Nje sherbim sekret i nje vendi perendimor thote per redaksine tone, se lidhur me kete vrasje jane duke u bere hetime edhe ndaj nje ish Gjykatesi te Eulexit, kuptohet gjerman, i cili me vone eshte kthyer ne zanatin e tij prej avokati. Jo larg shtepise se tije eshte gjetur i vdekur deshmitari Zogaj. Pastaj nje deshmitar tjeter eshte gjetur i vdekur ne Mal te Zi. Nje tjeter ne Austri.

Te gjitha keto argumente i dhash. vetem per te deshmuar se, Jakup Krasniqi, ish kryetar i Parlamentit te Kosoves, ka 100 perqind te drejte.

Bashkesia nderkombetare duhet te beje nje hetim te posaqem rreth joshjes se deshmitareve, qe ne aspektin juridik eshte e denueshme. Cdo deshmitar i cili jep deshmi te rrejshme para nje trupi gjykues, ose hetuesise, qe si pasoje ka demtimin e nje njeriu te pafajshem, ne cdo vend te botes denohet me burg.

Ketu tek ne, qe 16 vite, UBMIK u, pastaj EULEXI, ne krye me Salustron, vetem nje gje kane bere: Trajnimin e deshmitareve te rrejshem, te cileve u kane diktuar dhe mesuar, se cfare duhet te deklarojne neper seancat gjyqesore. Madje si shperblim per kete, u kane ofruar edhe para, edhe strehim jashte Kosoves.

(Kosova Sot)