Komuna e Malishevës tri serra për bujqit vendas

  • 03 July 2015 - 13:46
Komuna e Malishevës tri serra për bujqit vendas

Komuna e Malishevës, përkatësisht drejtori për Bujqësi, sot ka përfunduar shpërndarjen e tri serra, për kultivimin e perimeve. Të tri rastet e dhënies së këtyre serrave, janë raste të rënda sociale, njëri prej tyre veteran i UÇK-së, dhe kjo ka qenë arsyeja e dhënies së serrave për këto tri familje malishevase, ka bërë të ditur, drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku.

Përfitues të këtyre tri serrave, janë kryefamiljarët, Bukurije Kastrati nga Turjaka, Faik Zogaj nga Mleqani dhe Osman Gashi nga Plloqica e ulët. "I kemi përzgjedhur këto tri familje, të cilët jetojnë në kushte jo të mira ekonomike, dhe qëllimi ynë ka qenë që, në kuadër të përkrahjes për fermerët vendas, edhe këto familje të kenë mundësi të punojnë dhe të sigurojnë të hyra", tha drejtori Mazreku.

"Qëllimi i qeverisjes Begaj, është rritja e mirëqenies sociale, përmes investimeve direkte në krijimin e kushteve për punë, për të gjithë dhe brenda mundësive buxhetore të komunës, jemi duke u munduar të bëjmë investime në fushën e bujqësisë, në mënyrë që përveç sigurimit të të hyrave për këto familje, edhe tregu vendas të furnizohet me prodhime vendore", tha drejtori Mazreku.

Përndryshe, rasti i veteranit të UÇK-së, Faik Zogaj, është njëri prej rasteve më të veçanta, pasi ky i fundit, publikisht, kishte vendosur të shesë çdo që kishte dhe të merrte rrugën ilegale të mërgimit, por ka qenë këmbëngulja e kryetarit Begaj, që veterani Zogaj, të mos largohet nga vendi, jo në këtë formë, ndërsa komuna, do të interesohet që ta ndihmoj. Me këtë rast, Zogaj është ndihmuar me një serrë për kultivimin e perimeve nga edhe mund të punoj dhe të siguroj të ardhura për familjen e tij.

Fermeri Zogaj, ka falënderuar kryetarin Begaj dhe drejtorin e bujqësisë Mazrekun, për këtë ndihmë të dhënë, dhe që nuk e kanë lejuar të marr rrugën ilegale të mërgimit, drejt vendeve të BE-së.

Vlera e këtij projekti për ndërtimin e tri serrave, kap një shumë prej 3 382 euro.

(Kosova Sot)