Kompanitë e Sigurimeve kundër BQK-së për uljen e Policës së Sigurimit

  • 03 July 2015 - 17:03
Kompanitë e Sigurimeve kundër BQK-së për uljen e Policës së Sigurimit

Nëntë drejtorë të kompanive të sigurimeve kundërshtojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për uljen e policave të sigurimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në Bruksel për Sigurime, Rrahim Pacolli.

Ai përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin e tij rreth qëndrimit të këtyre drejtorëve.

“Nuk arrij të kuptoj se si këta individë dalin jashtë kompetencave që kanë e tentojnë të kundërshtojnë vendimet e marra nga organi mbikëqyrës – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Përveç kësaj, ata tentojnë të pengojnë lirinë e lëvizjes së lirë, interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, duke marrë parasysh se nuk është hera e parë që kundërshtojnë vendime apo marrëveshje lidhur me çështjen e sigurimeve”, ka shkruar Pacolli, transmeton kallxo.com

“Andaj i drejtohem Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm ndaj atyre që kundërshtojnë vendime të BQK-së”, shton më tej Pacolli

Pacolli më tej thotë se duke krahasuar raportet e shitjes së policave nëpër pikat kufitare të 1 dhe 2 Korrik 2014 me ato të 1 dhe 2 Korrik 2015, kemi vërejtur se numri i policave të shitura në vitin 2014 ka qenë 2,274, ndërsa këtë vit është 3,627.

Kjo sipas tij dëshmon se ulja e tarifave të sigurimeve kufitare ka qenë e mirëpritur. 

sigrumiii