3 vjeçarit i priten këmbët, "Të paktën tani s’do pres më thonjtë"

  • 03 July 2015 - 17:28
3 vjeçarit i priten këmbët,

Romeo është një djalë i moshës 3 vjeçare, i cili qysh tani cilësohet si hero. Për shkak të një sëmundje të rrallë, mjekët i prenë të dyja këmbët.

Por pavarësisht kësaj ai nuk e humbi buzëqeshjen dhe as ironinë. Gjëja e parë që i tha nënës së tij ishte, “Të paktën nuk do më duhet të pres thonjtë e këmbëve”.

I riu nga Cardiff në Britaninë e Madhe, nisi të kishte dhimbje në këmbë gjatë kohës që ndodhej në supermarket me familjen.

Nëna e tij Katie Hadley, 43 vjeçe vuri re se këmbët e djalit ishin mbushur me shenja dhe e çoi direkt në spital, duke dyshuar për meningjit.

 Por nga analizat rezultoi se Romeo ishte prekur nga një sëmundje e rrallë, e cila mund t’i shkaktonte vdekjen.

Mjekët bën të pamundurën për të shpëtuar këmbët e të voglit, por dy ditë më pas u detyruan që t’i presin.

 “Ishim të dëshpëruar, nuk dinim as si t’ia thoshim. Romeo ka pëlqyer gjithmonë të luaj futboll, transmeton noa.al.

Por im bir nuk e humbi buzëqeshjen dhe kur mësoi se nuk i kishte më këmbët, më tha “Tani të paktën s’do kem nevojë të pres më thonjtë e këmbëve”.