Mantelbardhët nuk respektojnë orarin e punës

  • 03 July 2015 - 18:02
Mantelbardhët nuk respektojnë orarin e punës

Disa punëtorë shëndetësorë vazhdojnë të mos respektojnë rregulloret e punës, në raport me respektimin e orarit të punës. Madje, sipas përfaqësuesve të Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve “Prak” , ka shumë ankesa të kësaj natyre, të cilat i adresohen kësaj organizate. Por, ankesa të kësaj natyre mbërrijnë edhe në Inspektoratin Shëndetësor, i cili vepron pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Ankohen pacientët

Pacienti Halil Gashi nga Prishtina,  ka pohuar t’i ketë hasur  të presë me orë të tëra  mjekët nëpër spitalet publike dhe të mos vijnë në orar të punës. “Kjo dukuri ka qenë e shprehur disa herë dhe fatkeqësisht pak raste ndëshkohen në këto raste”, ka thënë ai. Edhe qytetari Islam Berisha, ka pohuar se edhe ai ka hasur në mjekë që nuk e respektojnë orarin e punës. “Më ka ndodhur të hasi edhe në këto raste dhe kërkoj që institucionet përgjegjëse të marrin masa”, ka pohuar  ai. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)