Greqi: Hyjnë në shitore, marrin ushqim dhe u japin qytetarëve

  • 03 July 2015 - 19:15
Greqi: Hyjnë në shitore, marrin ushqim dhe u japin qytetarëve

Dhjetëra protestues antiqeveritarë kanë hyrë në një shitore në periferi të Athinës ku kanë marrë ushqim dhe u kanë shpërndarë qytetarëve, njoftojnë mediat.

Deri të incidenti ka ardhur kur 30 protestues në paralagjen Vironas në Athinë kanë hyrë në shitore kanë marrë ushqime nga raftet e më pastaj edhe kanë hedhur pamflete, transmeton agjencia AP.

Sipas policisë askush nuk është lënduar në këtë incident.

Dy ditë para referendumit në të cilin grekët duhet ta marrin një qëndrim mbi propozimin nga kreditorët e huaj për të tërhequr vendin nga kriza financiare, sot në Athinë në të njëjtën kohë , në protesta të ndara, do të mblidhen ata që janë për përgjigje pozitive dhe ata që duan që të dielën të thonë “Jo” , siç rekomandohet nga qeveria greke .