Mustafa nuk jep datë për liberalizimin e vizave

  • 03 July 2015 - 21:18
Mustafa nuk jep datë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovë Isa Mustafa, ka treguar se temë e  bisedimit në Gjermani ka qenë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se ky liberalizim do të behët, por që nuk ka ndonjë datë apo ditë se kur do të behët kjo. Ai ka thënë se edhe gjatë bisedës më kancelaren Merkel nuk ka pasur afate kohore.

" Është biseduar për këtë çështje. Nuk ka pasur ndonjë afat. Ka pasur disa kushte që duhet të plotësohet, e të cilat ne si qeveri do ti përmbushim. Kanë të bëjnë me drejtuesin, luftimin e korrupsionit e gjera të tjera. Afate për këtë çështje nuk ka pasur as nga Angela Merkel", ka thënë Mustafa. 

Mustafa thotë se ka biseduar me Merkelin për Bilfinger 

Kryeministri Mustafa, ka folur për atë çfarë ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës që pati ditë më parë në Berlin.

Mustafa në një intervistë në emisionin Debat në Radio Televizionin e Kosovësështë pyetur për çështjen e propozimit për investim në sektorin energjetik në Kosovë nga Kompania gjermane Bilfinger.

Ai ka thënë se kjo kompani nuk e kishte të gatshëm deklarimin financiar.

“Projekti Kosova e Re nuk ka asnjë ndërlidhje me propozimin e Bilfinger për Kosovën A. Bilfinger nuk kishte deklarime financiare”, ka thënë Mustafa.

“Unë kam biseduar edhe me kancelarin Angela Merkel dhe një projekt i tillë do të shqyrtohet në vazhdimësi”.