Të hënën LDK zgjedh Kryesinë e partisë. Ja kush do ta përbëj atë

  • 03 July 2015 - 21:38
Të hënën LDK zgjedh Kryesinë e partisë. Ja kush do ta përbëj atë

Partia e drejtuar nga Isa Mustafa të hënën do t’i kompletoj të gjitha strukturat e saja partiake.

Të hënën duke filluar nga 16:30, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie për të zgjedhur kryesinë e partisë, njofton gazetaBlic.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet. Më 6 korrik, nga ora 16:30 mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për ta zgjedhur Kryesinë”, tha ky burim brenda LDK-së.

Sipas këtij burimi, kryetari i LDK-së e ka bërë listën me emra të kandidatëve për anëtarë të Kryesisë, për nënkryetar dhe për sekretar të përgjithshëm, ndërsa të hënën formalisht pritet votimi nga ana e Këshillit të Përgjithshëm.

“Edhe pse në kombinim deri më tani ka qenë edhe kundërkandidatja Vjosa Osmani, duket se Isa Mustafa do ta heq nga lista. Megjithatë, ende nuk është përfundimtare. Ditëve në vijim kjo listë nga rreth 30 kandidatë të mundshëm, do të reduktohet në 21”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, për pozitën e nënkryetarëve, gjasat më të mëdha i ka: Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Sabri Hamiti, derisa për sekretar të përgjithshëm ka një konkurrencë ndërmjet Ismet Beqirit e Arban Abrashit.

Sipas burimeve të Gazetës Blic gjithsejtë në garë për 21 anëtarë të Kryesisë janë 29 kandidatë.

Në vazhdim ju sjellim emrat e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë, të publikuar edhe para disa kohësh nga Gazeta Blic, që sipas burimeve thuajse nuk kanë ndryshuar aspak.

Rajoni i Pejës: Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala ose Armend Zemaj

Rajoni i Prizrenit: Anton Quni, Sali Morina, Sali Asllanaj ose Avdullah Hoti

Rajoni i Mitrovicës: Hysni Gërguri ose Sadri Ferati

Rajoni i Gjilanit: Lutfi Haziri dhe Lirie Kajtazi

Rajoni i Podujevës: Agimi Veliu dhe Skender Hyseni

Rajoni i Ferizajt: Ali Sadriu ose Muharrem Sfarqa ose Blerim Grainca

Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq: Naser Osmani

Rajoni i Prishtinës: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri

Rajoni i Gjakovës: Teuta Sahatqiu ose Luan Gola

Sfera Biznesit: Nexhat Dumnica ose Fadil Berjani

Femrat: Teuta Rugova, Lirie Kajtazi, Vlora Dumoshi, Teuta Sahatqiu ose Vjosa Osmani!