Investimet e bllokuara nga haraçvënësit e politikës

  • 03 July 2015 - 07:26
Investimet e bllokuara nga haraçvënësit e politikës

Ekspertët: Nevojitet Platformë kombëtare për investimet e huaja në Kosovë

Shteti duhet të garantojë dhe të ofrojë lehtësira konkurruese

Njohësit e ekonomisë deklarojnë se investitorët e huaj mund të kthehen në Kosovë vetëm pasi ta kenë luftuar haraçin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, me të cilat ata ballafaqohen. Sipas ekspertëve, kërkohen ndryshime dhe reforma rrënjësore dhe jo vetëm fjalë boshe

Përkeqësimi i ambientit për biznes ka detyruar shumë investitorë seriozë të largohen nga Kosova. Korrupsioni dhe pengesat e tjera, si sundimi i dobët i ligjit, burokracia e madhe, ende janë prezente dhe pengojnë tërheqjen e investimeve të huaja. Shifrat e BQK-së flasin se investimet e huaja vjet kanë qenë më të ulëta për 50 për qind, krahasuar me ato të vitit 2013. E tëra kjo, sipas ekspertëve, po vjen si pasojë e një ambienti jo të favorshëm dhe aspak atraktiv për të bërë biznes dhe tërheqje të investitorëve potencialë. Ata thonë se mungesa e sundimit të ligjit, haraçi dhe korrupsioni, për të cilat raportohet çdo ditë, kanë dekurajuar investitorët. Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të opozitës theksojnë se Kosova jo që nuk po arrin të tërheqë investime nga jashtë, por po i humb edhe ata pak investitorë që ka... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)