Humbin jetën 25 anëtarë të Al-Nusras në Siri

  • 04 July 2015 - 08:30
Humbin jetën 25 anëtarë të Al-Nusras në Siri

Së paku 25 anëtarë të Al-Nusras, përfshirë edhe liderin e tyre, kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi në një xhami në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.

Nga ky shpërthim në qytetin Ariha kanë mbetur të plagosur edhe qindra civilë të tjerë. 

Njerëzit ishin mbledhur në xhami në kohën e iftarit, ndërsa qëllimi i këtij shpërthimi ende nuk dihet, transmeton TCH.

Nga raportimet është mësuar se ka humbur jetën edhe njëri prej liderëve jo sirian të Al-Nusras.