Vetura godet dy këmbësorë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në Podujevë

  • 04 July 2015 - 08:32
Vetura godet dy këmbësorë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në Podujevë

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në magjistralen Podujevë – Merdarë, përkatësisht te Ura e Nishit.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim nga terreni.

Një person mashkull rreth moshës 70-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër rreth moshës 65-vjeçare është në gjendje të rëndë në QKUK, pasi këta dy të fundit janë goditur nga një veturë teksa po kalonin rrugën.

Sipas burimeve, vetura i cili ka goditur këmbësorët ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat meshkuj ishin duke u kthyer nga namazi i taravive,  transmeton llapi.info.

Mësohet se tabela e veturës ka mbetur në vend të ngjarjes. Policia është duke e hetuar rastin.