Digjen 3 makina të parkuara në Fier

  • 04 July 2015 - 09:38
Digjen 3 makina të parkuara në Fier

Tre automjete të parkuara janë djegur në mënyrë misterioze në qytetin e Fierit. Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në lagjen ’29 Nëntori’.

Nga incidenti dy prej automjeteve janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një mjet është dëmtuar pjesërisht, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat po rrezikonin edhe mjetet e tjera të parkuara aty pranë, transmeton Shekulli.

Një prej automjeteve të përfshira nga flakët është me targa AA 904 FU. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të djegies së automjeteve.