Toka shqiptare “mallkim” për çekët - ja të vdekurit 2014-2015

  • 04 July 2015 - 09:50
Toka shqiptare “mallkim” për çekët - ja të vdekurit 2014-2015

Çekët duke se i ndjek “mallkimi” kur vijnë për të eksploruar në tokën shqiptare. Në dy vitet e fundit 5 turistë çekë kanë humbur jetën në Shqipëri.

Ja çekët që kanë humbur jetën në Shqipëri në 2 vitet e fundit:

1 Qershor 2014,- turisti çek David Polack vdes në Dukagjin pasi makina e tij bie aksidentalisht në greminë.

15 gusht 2014, - turistja çeke 26 vjeçare Martina Mala plagoset në një lokal në plazhin e Velipojës. Policia arrestoi personin që qëlloi, S.H nga Draxhati i Shkodrës.

8 Maj 2015, - turisti çek Adama Baron, 26 vjeç, mbytët në lumin Kir,teksa bënte rafting. Trupi nxirret nga forcat RENEA.

3 Korrik 2015, -një çift çek vriten më kallashnikov pasi u grabitën në Prekal të Dukagjinit

Nuk duhet harruar as historia tragjike e zhdukjes së tre studentëve çekë në vjeshtën e vitit 2001 në Shqipëri, raporton A1 Report.

Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova, u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001.

Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e tyre.