Ymeri: Komunat serbe po bëhen “Republikë" brenda Kosovës

  • 04 July 2015 - 11:33
Ymeri: Komunat serbe po bëhen “Republikë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në mbledhjen e Këshillit Qendror të Prishtinës, ka thënë se Qeveria e Kosovës po dëshiron që t’i bëjë republikë komunat me shumicë serbe brenda Republikës së Kosovës.

Sipas tij,  këtë republikë ata  po mundohen ta bëjnë në bisedimet e Brukselit.

Ai ka thënë se këto bashkësi do të kenë këshillin, bordin dhe kryetarin e vet, gjë kjo që i bënë këto komuna të njihen si republikë brenda Republikës së Kosovës.