Tadiq: Kapitulli i vetëm që do të hapet, është ai i normalizimit të raporteve me Kosovën

  • 04 July 2015 - 13:07
Tadiq: Kapitulli i vetëm që do të hapet, është ai i normalizimit të raporteve me Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, njëherësh kryetar i partisë opozitare SDS, ka thënë se Serbia nuk ka asnjë premtim në hapjen e kapitujve në udhërrëfyesin për integrim në BE.

Në një konferencë për media, Tadiq ka vlerësuar se kapitulli i vetëm që do të hapet, do të jetë ai 35 që lidhet me raportet më Kosovën.

“Është mirë që t’i hapim bisedimet, qoftë edhe lidhur me kapitullin 35, por është për keqardhje se si nuk do të mund t’i hapim edhe kapitujt tjerë që kanë të bëjnë me reformat, investimet dhe zhvillim të shpejtë”, ka thënë Tadiq, transmeton lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur ai, hapja e bisedimeve edhe po të ndodhte tani, kohëzgjatja e tyre do të jetë shtatë vjet, që i bije se ato do të përfundojnë në vitin 2023 apo 2024, atëherë kur Serbia do të mund të jetë edhe anëtare e BE-së.