Dy turistët çekë u ekzekutuan me plumb pas koke nga bashkudhëtari

  • 04 July 2015 - 13:43
Dy turistët çekë u ekzekutuan me plumb pas koke nga bashkudhëtari

Aventura e çiftit çek, të cilët kishin zgjedhur Shqipërinë për të nisur pushimet e sezonit veror, përfundoi në tragjedi, pasi u bënë pre të një sulmi me armë në Postribë. Çifti i turistëve çek, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, janë vrarë me automatik në fshatin Prekal të Shkodrës. Ekzekutimi makabër u raportua fillimisht si një aksident, por pas një hetimi pranë makinës së dy viktimave, u zbulua se çifti çek ishte qëlluar me kallashnikov dhe më pas ishin hedhur në greminë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të së premtes (3 korrik), kur turistët me automjetin e tyre, sapo kaluan fshatin Urë e Shtrenjtë, në lagjen e parë të fshatit Prekal, diku afër kufirit ndarës të dy fshatrave që i kanë përkasin komunës Postribë, tashmë pjesë e Bashkisë së Shkodrës. Çifti i turistëve çekë udhëtonte me një fuoristradë ngjyrë bezhë të markës “Nissan” me targa 4P8 9798. Ata kishin zgjedhur aksin Postribë-Kir-Pult-Shalë, përgjatë lumit Kir.

Në rrethana ende të paqarta, turistët çekë u qëlluan me armë zjarri automatik, ndërsa mjeti është ndalur disa metër më tutje në anë të rrugës. Një banor i zonës rrëfen se ka qenë duke shkuar në Prekal, bashkë me disa persona të tjerë dhe janë ndalur për të pirë ujë, kur kanë parë fuoristradën që i ka parakaluar. Pas rreth 20 minutash e kanë dalluar automjetin të ndaluar në anë të rrugës dhe kanë njoftuar policinë, duke ecur disa metra në këmbë, tek një vend që ka valë celulari, përcjell Shekulli.

Pista kryesore e hetimit është tentativa e grabitjes, ndërkohë që sipas burime policore dyshohet se, autorët mund të kenë qenë 3 persona dhe njëri prej tyre ka qenë duke udhëtuar në makinën e viktimave, ku është gjetur një armë automatik, ndërsa jashtë tij një krehër me fishekë