Punëtorët e Komunës së Prishtinës me rroba të reja! (Dokument)

  • 04 July 2015 - 14:22
Punëtorët e Komunës së Prishtinës me rroba të reja! (Dokument)

Punëtorët e komunës së Prishtinës të gjithë do të vishen njësoj me rroba të reja. Kjo do të vlejë sidomos për punëtorët të cilët kanë punë me palë.

Punëtorët e Komunës tash e tutje do të jenë të detyruar të veshin uniforma për t’u dalluar nga palët e zakonshme.

Kjo pasi që, Komuna e Prishtinës, tashmë ka ‘goditur’ uniformat për punëtorët e saj.

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës ka përzgjedhur kompaninë “Puntex” në tenderin “furnizimi me uniforma për punëtorët e Komunës (punëtorët që komunikojnë me palë dhe të inspeksionit)”.

Sipas kontratës, për blerjen e këtyre uniformave Komuna do të paguajë 43 mijë e 188 euro, transmeton ORAinfo.

Në këtë tenderë kanë ofertuar vetëm dy kompani dhe oferta më e shtrenjtë ishte në vlerë prej 46 mijë e 848 euro. Image