Familja 12 anëtarëshe nga Britania, thotë: “Po, jemi bashkuar me ISIS-in”

  • 04 July 2015 - 15:18
Familja 12 anëtarëshe nga Britania, thotë: “Po, jemi bashkuar me ISIS-in”

Familja britanike 12 anëtarëshe, me origjinë nga Bangladeshi, ka lëshuar një deklaratë në të cilën bëjnë të ditur që ata i janë bashkuar ISIS-it në Siri.

Familja Mannan, nga Lutoni, duke përfshirë edhe një 75-vjeçar dhe një foshnjë, përmes deklaratës kanë thënë se ata tashmë janë në shtetin islam, dhe ndër të tjera janë shprehur se ‘ndjehen më të sigurtë se kurrë më parë,” raporton The Independent.

Me 10 prill ata ishin parë në duke udhëtuar në vendlindjen e tyre në Bangladesh, dhe më pas me 11 maj ishin parë në Stamboll, ndërsa që nga data 17 maj, nuk kishte asnjë lajm për familjen 12 anëtarëshe.

Me deklaratën e lëshuar, ata bëjnë të ditur se janë në Siri. Deklarata u postua në web-faqen e ISIS-it, në të cilën deklaratë ndër të tjera thuhet se ‘perëndimi po mundohet t’iu ndërrojë pikëpamjen myslimanëve.”

Të afërmit e familjës që janë në Britani, kanë lëshuar një deklaratë në polici, duke e përshkruar zhdukjen e tyre si diçka të paarsyeshme, dhe kanë shprehur shqetësimin për shëndetin e Muhamedit Abdul mannan 75-vjeçar dhe gruas së tij, Minera Khatun, 53 vjeç, të cilët sipas tyre nuk kanë shëndet për një gjë të tillë, transmeton gazetablic.

Dallimi mës kësaj familje dhe britanezëve tjerë që i bashkohen shtetit islamik është se këtë e tërë familja kaloi në të ashtuquajturën shtet islamik, perderisa deri me tani në britani rastet e kalimit në shtetin islamik ishin kryesisht nga adoleshentët.