Kuvendi, drejt bindjes

  • 04 July 2015 - 07:53
Kuvendi, drejt bindjes

Presioni ndërkombëtar, vendimtar 

Gjykata Speciale pritet të miratohet në tentativën e dytë 

Analistët kosovarë presin që deputetët të sillen me përgjegjësi para detyrimeve për t'u ballafaquar me drejtësinë përmes Gjykatës së re dhe në herën e dytë nuk do ta dështojnë sërish seancën

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë, të mësuar me praktikat e mëhershme të presionit ndërkombëtar mbi lidershipin vendor dhe institucionet, vlerësojnë se edhe sa i takon dështimit të javës së kaluar për votim të amendamentit kushtetues për Gjykatën Speciale, presioni i faktorit ndërkombëtar në rritje do të ndikojë në marrjen e vendimit të shpejtë për riprocedim në Kuvend dhe votim të suksesshëm. Driton Selmanaj nga KDI-ja mendon se deputetët, nuk do të mund t'u rezistojnë presioneve ndërkombëtare. "Mendoj që jo vetëm presioni, sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, por mendoj dështimi i PDK-së në seancën e së premtes nuk do të përsëritet, do të marrë fund, sepse dhe raportet eventuale mes subjekteve politike në vend dhe raportet me zyrat diplomatikë në Kosovë do të viheshin skajshmërish në pikëpyetje. Pra, besoj që deputetët këtë herë do të gjejnë formë dhe kurajë që ta procedojnë dhe miratojnë edhe këtë çështje që gjendet para tyre", tha për "Kosova Sot", analisti Selmanaj. Ai pret që riprocedimi në Kuvend do të bëhet pa përpjekje të ndonjë ndryshimi eventual në përmbajtjen e amendamenteve nga hera e kaluar... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)