Vrasja e turistëve, MPJ çeke reagon me tone të buta

  • 04 July 2015 - 16:47
Vrasja e turistëve, MPJ çeke reagon me tone të buta

Ministria e Jashtme çeke reagoi sot me tone të buta për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin të premten mbrëma.

Në deklaratën për shtypin nga Radka Calábková, ministria sqaron së turistët ishin nga zona perëndimore e Çekisë, ndërsa ngjarja e mbrëmshme ndodhi në afërsi të Shkodrës, ku ka shumë kampe.

Duke e cilësuar tragjedinë në Dukagjin, si një rast që po hetohet si krim, ministria shprehet se Shqipëria është një vend popullor, që tërheq shumë turistë nga Çekia dhe Polonia. Në deklaratë nuk specifikohet  gjetja apo dënimi i autorëve të vrasjes së dyfishtë.

Ministria e Jashtme dhe Policia kanë lajmëruar familjarët dhe janë këshilluar të kontaktuar me ambasadën çeke në Tiranë. Ambasada po negocion me për transportimin e trupave në vendlindje, por "ende nuk është e mundur sepse policia po heton çështjen”, tha zëdhënësi, përcjell Shekulli.

Ndërsa, në një reagim të ambasadës ceke në Tiranë, ambasadorja Radka Calabkova shprehte se kemi të bëjmë me një incident të izoluar. “Një tragjedi dhe incident i izoluar. Policia shqiptare po heton çështjen dhe ne po marrin informacion gradual prej tyre”, thotë Calabkova.