ISIS-i më 7 korrik do të sulmojë Britaninë?

  • 04 July 2015 - 18:15
ISIS-i më 7 korrik do të sulmojë Britaninë?

Gazeta italiane “Republica” shkruan se grupi i Shtetit islamik ka dërguar një njoftim me kërcënime për sulme në Britani të Madhe.

7 korriku shënon dhjetë vjet që nga vala e sulmeve në sistemin e transportit të Londrës. Në atë datë, në vitin 2005, katër shtetas britanikë me origjinë pakistaneze shpërthyen veten në metro dhe në autobus të udhëtarëve në Londër. Atëherë u vranë 52 vetë dhe u plagosën 700 të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e atëhershëm e mori organizata terroriste al- Qaeda.

Edhe tani janë dërguar kërcënime, njoftojnë nga Instituti amerikan SITE, që monitoron komunikimet e Internetit nga grupet terroriste, transmeton TetovaSot.