Burri ia solli ortaken në shtëpi

  • 04 July 2015 - 20:02
Burri ia solli ortaken në shtëpi

Familja e detyroi të martohet pa e njohur bashkëshortin

Fahrije G. rrëfen për peripecitë që ka përjetuar në familjen e burrit. Ajo ishte martuar pa dëshirën e saj dhe meqë nuk i kishte pëlqyer vjehrrës, burri ia solli ortaken në shtëpi. Ajo sot si 65-vjeçare jeton në një qendër për mbrojtjen e gruas, sepse që të gjithë ata që ia shkatërruan jetën nuk jetojnë më

E ulur në një karrige ajo bënte punëdore. Aq shumë ishte koncentruar në atë që punonte sa që nuk e vërente askënd që  i kalonte përballë. Nga syzet që kishte vënë për të parë më mirë reflektohej ngjyra e syve të saj. Një ngjyrë blu e hapur, sikurse ngjyra e ujit të oqeanit  dhe shkëlqenin aq shumë. E, rrudhat në ballë sikur tregonin një nga një gjërat që ka përjetuar në moshë më të re. Një e përshëndetur nga ne ia tërhoqi vëmendjen nga puna e dorës dhe ngriti kokën lart disi e hutuar. Megjithatë, pas atij hutimi doli një buzëqeshje dhe një fjalë e mirë, duke uruar mirëseardhjen. Është kjo Fahrije G., e strehuar në një qendër në Prishtinë. Ajo ishte habitur me vizitën që i bëmë, ngase askush deri më tani nuk e kishte vizituar asnjëherë. “Qe 20 vite jam këtu dhe askush nuk ka qenë të më vizitoj. Tani jam mësuar me vetminë, për këtë u habita mjaft shumë që dikujt i ka rënë në mend për mua”, ishin fjalët e kësaj të moshuare.(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)