Fevziu: Jemi të vrarë dhe të turpëruar, shteti të veprojë shpejt

  • 04 July 2015 - 20:11
Fevziu: Jemi të vrarë dhe të turpëruar, shteti të veprojë shpejt

Lidhur me ngjarjen që tronditi opinion publik mbrëmjen e djeshme ka reaguar edhe gazetari Blendi Fevziu.

Ai thotë se shteti duhet të veprojë shpejt për gjetjen e vrasësve.

Fevziu shton se sot jemi vrarë të gjithë nga pak dhe jemi turpëruar.

“Ky cift te rinjsh ceke erdhen te vizitojne bukurine e alpeve shqiptare dhe te provojne mikpritjen tone. I vrane dhe i masakruan me gjase per ti grabitur. Dy jete qe besuan ne turizmin shqiptar nuk jane me. Ndersa vrasesi ose vrasesit ende levizin te lire. U prehshin ne paqe te rinjte qe e deshen Shqiperine e mos gjetshin qetesine kriminelet. Shteti duhet te veproje shpejt sepse sot jemi vrare te gjithe nga pak. Dhe jemi turperuar te gjithe shume”, shkruan Fevziu në Facebook.