'Vrasja e turistëve, një krim horror dhe kanibalesk'

  • 04 July 2015 - 21:36
'Vrasja e turistëve, një krim horror dhe kanibalesk'

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e turistëve nga Çekia, Michal Svatos dhe Anna Kosinova, dhe e ka cilësuar si një krim me përmasa kanibaleske.

Ai i ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe ka kërkuar nga qytetarët e asaj zone që të bashkëpunojnë me autoritetet e rendit. Po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë, rritjen e shpërblimit për informatorin që ndihmon rreth rastit.

Lexojeni të plotë shkrimin e Berishës në Facebook:

Një vrasje e pabese, një krim horror, i njëjte me një akt kanibalesk!

Vrasja mbrëmshme e dy turisteve çek eshte atentat i rende ne moralin, virtutin e mikpritjes dhe kodin e saj.Ky akt eshte nje krim horror, nje vrasje e pabese, e njejte me nje akt kanibalesk. Duke shprehur ngushllimet me te sinqerta familjeve te viktimave, ju bej thirrje qytetareve te Prekalit dhe te te gjithe zones te informojne Prokurorine per çdo te dhene qe kane per kete ngjarje qe ka tronditur kaq thelle sot shqiptaret.

I kerkoj qeverise te trefishoje shumen dhe te japi çdo garanci tjeter per personin apo personat qe do japin informacionin e sakte per autoret e kesaj vrasje, qe na ben te skuqemi sot te gjithve, si dhe vendndodhjen e tyre!