Arrestohet 41-vjeçari i dënuar për vrasje në Çeki

  • 04 July 2015 - 21:46
Arrestohet 41-vjeçari i dënuar për vrasje në Çeki

Një shtetas kosovar i dënuar  me 12 vjet burg për “Vrasje” në Pragë, Republika e Çekisë, u ndalua dje në Pikën e Kalimit Kufitar  Qafë-Prush  në hyrje, nga Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Kukës.

Shukri Hoti  41 vjeç, lindur dhe banues ne Rugovë të komunës Gjakovë të  Kosovës, rezulton person i shpallur  në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi, Gjykata e Pragës me vendimin nr 43T12/1999 të datës 24.05.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të "Vrasjes".

Pas njoftimit të prokurorisë së Kukësit, u  krye arrestimi provizor i  shtetasit kosovar Shukri Hoti me qëllim ekstradimi.