Çfarë bëjnë fëmijët e parë të SHBA-së?

  • 04 July 2015 - 21:55
Çfarë bëjnë fëmijët e parë të SHBA-së?

Verën e shkuar, e bija e madhe e presidentit amerikan, Barack Obama, kaloi një ditë si praktikante e regjisorit Steven Spielberg dhe aktores Halle Berry në serinë televizive ‘Extant’

Ata diktojnë trendët e modës, paraqiten në emër të prindërve të tyre në ambasada rreth botës, e nganjëherë edhe organizojnë mbrëmje të maturës në Shtëpinë e Bardhë. Por, kur familja e parë largohet nga Shtëpia e Bardhë, ata zakonisht nuk janë më në qendër të vëmendjes. Për ta festuar 4 korrikun, datë në të cilën gjithashtu Malia Obama e feston ditëlindjen e saj, kemi vendosur që të zbulojmë se çfarë janë duke bërë këtyre ditëve fëmijët e parë, transmeton Kosova Sot.

E bija e Bill dhe Hillary Clinton-it

Molla nuk bie larg pemës kur bëhet fjalë për Chelsea Clinton-in. Derisa nëna e saj është e përqendruar në fushatën presidenciale, Clinton punon në fondacionin e familjes, duke mbështetur punën për shëndetësi globale dhe mbipeshë të fëmijëve. Më parë, ajo ka punuar si korrespondente e veçantë për ‘NBC News’. Chelsea 35-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Marc Mezvinsky kanë mirëpritur një vajzë me emrin Charlotte në familjen e tyre verën e shkuar.

Image

I biri i Gerald dhe Betty Ford-it

Stepen Ford-i 59-vjeçar i është bashkangjitur ekipit të telenovelës ‘The Young and the Restless’ në vitin 1981. Pas gjashtë sezoneve dhe përsëritjes së rolit në vitin 2002, ai është paraqitur edhe në disa filma, duke përfshirë ata ‘Armageddon’, ‘Black Hawk Down’, ‘When Harry Met Sally’ dhe  ‘Transformers’. Ford para pak kohësh ka përfunduar punën e tij si kryetar  i fondacionit presidencial ‘Gerald R. Ford’, por vazhdon që të nderojë trashëgiminë e administratës së Havait të tij, duke mbajtur fjalime dhe ligjërata në vende të ndryshme.

Image

MST/ E bija e John dhe Jackie Kennedy-t

Pas një kohe të gjatë të trajnimit për diplomaci, Caroline Kennedy gjeti vendin e përkryer të punës për të, si ambasadore amerikane në Japoni. Por, ajo ka nxitur një kontroversë në ‘Twitter’ kur publikisht e dënoi gjuetinë vjetër të delfinëve, traditë kjo japoneze. Ish-avokatja 57-vjeçare, gjithashtu punon si presidente e bibliotekës presidenciale ‘JFK’ ndërsa ka shkruar nëntë libra të suksesshëm për ligjin kushtetues, historinë amerikane si dhe poezi. Sikur babai i saj, ajo është mbështetëse e tregtisë së lirë, ndërsa inkurajon demokratët që të kenë qasjen e njëjtë për marrëdhëniet e mira SHBA-Azi.

Image

I biri i  George H.W. dhe Barbara Bush-it

Jeb Bush gjithashtu ka zënë vend në politikë si ish-guvernator i Floridës. Tani ai është kandidat për Shtëpinë e Bardhë. banori 62-vjeçar i Koral Gejbëls në Floridë ka filluar karrierën në ndërmarrje korporatash e më pas ka punuar si kryetar i partisë republikane në qarkun Dejd e më pas edhe si guvernator. Para pak kohësh ai ka bërë publike pagesat e tij të taksave gjatë 33 viteve, si një shenjë për votuesit se ai e çmon transparencën.

Image

E bija e  Lyndon dhe Lady Bird Johnson-it

Në moshën 71-vjeçare Lynda Bird Johnson Robb është fëmija që jeton më së gjati i një presidenti amerikan. Në vitet 1970 ajo ka kryesuar komitetin këshillues të presidentit për gra për të ndihmuar në kryerjen e mandatit të Jimmy Carter-it për të promovuar barazinë gjinore. Robb, babai i së cilës ka nënshkruar nenin për të drejta civile në vitin 1964 dhe nenin për të drejta të votimit në vitin 1965, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e përvjetorit të 50 të Marshit të Uashingtonit dhe ka marrë pjesë në banketin memorial të 50 të së Dielës së Përgjakshme në Selma të Alabamës. Rob gjithashtu haptas mbështet martesën e personave të gjinisë së njëjtë.

Image

E bija e George W. Dhe Laura Bush-it

Vajza më e re e binjakeve të Bush-it, Jenna Bush Hager është korrespondente e emisionit ‘Today’ të NBC-së dhe kontribuuese e lajmeve të natës së shtëpisë së njëjtë televizive. Ajo gjithashtu gjen kohë që të punojë si kryeredaktore e revistës ‘Southern Living’ dhe kryetare e ‘Next Generation’ e UNICEF-it. Jenna 33-vjeçare është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, vajzën të cilën pritet që ta lindë së shpejti.

Image

I biri i Ronald Reagan-it dhe Jane Wyman-it

Michael Reagan ishte adoptuar nga presidenti dhe zonja e tij e parë Jane Wyman vetëm tri vjet para ndarjes së çiftit. Ai është fëmija i fundit i gjallë nga kjo martesë. Michael 70-vjeçar e filloi karrierën e tij si një shitës për një kompani për mbrojtje, ndërsa më pas provoi të t’i ndjekë hapat e babait të tij në Hollivud. Më në fund e gjeti punën e tij të duhur si prezantues i një emisioni televiziv, ndërsa këtë punë e bën për tashmë 26 vjet. Ai gjithashtu ka shkruar disa memoare dhe shkruan rregullisht për gazeta të ndryshme.

Image

E bija e  Barack dhe Michelle Obama-s

Malia Obama do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2016 si një ikonë e modës. Ajo e shoqëron nënën e saj dhe motrën e saj më të re në udhëtime diplomatike anekënd botës, ndërsa tani është duke e promovuar iniciativën ‘Let Girls Learn’ në Evropë dhe po paraqitet në kryetituj për shkak të stilit të saj elegant. Verën e shkuar, e bija e madhe e presidentit kaloi një ditë si praktikante e regjisorit Steven Spielberg dhe aktores Halle Berry në serinë televizive ‘Extant’. Një burim ka thënë se ajo ka ndihmuar me rregullimin e dyqanit të kompjuterëve dhe se regjisori i ka lejuar që ta xhirojë një skenë. Kjo 16-vjeçare i mbush 17 vjet në ditën më patriotike të SHBA-së, më 4 korrik. 

Image

(Kosova Sot)