Avioni që kaloi 35 mijë kilometra pa asnjë pikë karburant

  • 04 July 2015 - 21:59
Avioni që kaloi 35 mijë kilometra pa asnjë pikë karburant

Një avion zviceran me energji diellore u ul në Havai, në vazhdim të fluturimit të tij rekord rreth botës, prej 35 mijë kilometrash, pa një pikë të vetme karburanti.

Avioni i quajtur Solar Impulse 2 pilotohet nga zvicerani Andre Borschberg, njëri prej konstruktorëve të tij. Me kalimin e Oqeanit Paqësor, që është faza më e gjatë e udhëtimit, Borschberg, thyen rekordin e amerikanit Steve Fossett, raporton Zëri i Amerikës.
Destinacioni i fundit i avionit është Abu Dabi, nga ku e filloi udhëtimin. Solar Impulse 2 është planifikuar të arrijë në Gjirin Persik në fund të korrikut, ose në fillim të gushtit.