Foto të papara të vizitës së vitit 1998 të Presidentit Rugova në Çeki (Foto)

  • 04 July 2015 - 22:44
Foto të papara të vizitës së vitit 1998 të Presidentit Rugova në Çeki (Foto)

Ish-personi më i afërt për shumë vite i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa fotografi të veçanta.

Këto fotografi datojnë nga viti 1998, kur Presidenti Rugova ka bërë homazhe para varrit të simbolit çek të lirisë dhe demokracisë, Jan Pallah në Pragë.

Atë kohë Presidenti i parë pas daljes nga regjimi komunist në Çeki, Vacllav Havell, dhe Shoqata “People in Need”, e dekoruan Presidentin Rugova me çmimin “Homo Homini”.

Ai këto fotografi i ka publikuar si shenjë proteste për vrasjen e dy turistëve në Shqipëri.